Humanizmi i ushtarit gjerman Rosch në vitin 1944

Karl-Heinz Rosch ishte një ushtar gjerman 18-vjeçar dhe në tetor 1944 ai u ndodh me togën e tij në një njësi tokësore Luftwaffe në një fermë në Goirle në Hollandë.
Ushtria Gjermane tani ishte në tërheqje dhe municionet e togës së saj ishin gati të shteruara. Kur Aleatët filluan ta vendosnin fermën nën zjarr nga artileria e tyre, Rosch vuri re se dy fëmijët e fermerit nuk dukej se e kishin kuptuar rrezikun e afërt dhe vazhduan të luanin në oborr. Kështu që Rosch shumë i ri la strehën e tij dhe vrapoi drejt tyre, la pushkën e tij duke marrë të dy fëmijët në krahë dhe i transportoi në një strehim të sigurtë. Kur Rosch vrapoi përsëri për të marrë përsëri armën, ai u godit nga një granatë që ra pikërisht aty ku kishin luajtur dy fëmijët më parë. Rosch vdiq vetëm tre ditë pas ditëlindjes së tij të 18-të.
Meqenëse Rosch ishte një ushtar gjerman dhe kështu “armik”, historia e tij u mbajt e fshehtë pas luftës. Vetëm në vitin 2008 u bë e njohur dhe botuar në gazetat lokale akti i tij i heroizmit vetëmohues. Financimi publik për një pllakë përkujtimore të ngjarjes u refuzua nga autoritetet, por falë një mbledhje fondesh private megjithatë u krijua një statujë, e vendosur në pronë private.
Statuja konsiderohet si një nga monumentet e pakta në botë kushtuar një ushtari gjerman të Luftës sę dytë Boterore./KE
/Perkthimi A.XH

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close