Presidenti Meta dekreton ndryshimet në kabinet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekreton ndryshimet në kabinetin qeverisës të kryeministrit Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi Olta Xhaꞔkën si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndryshimet e sapodekretuara në qeverinë Rama janë të tretat brenda këtij viti: në shtator dha dorëheqjen Besa Shahini, Ministre e Arsimit, në fillim të dhjetorit dha dorëheqjen Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm, gjë që solli ndryshime të tjera në qeveri, ku në vend të Lleshajt u emërua Blendi Çuꞔi, ish-Ministër i Bujqësisë dhe në vend të tij Milva Ekonomi.

Me dorëheqjen e Gent Cakajt dhe më parë të Besa Shahinit, kabineti qeverisës Rama nuk ka më asnjë anëtar nga Kosova në kabinetin qeverisës.

Ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet parlamentare 2021

Opinionistë të pavarur në mediat e Tiranës i konsiderojnë ndryshimet e fundit në kabinetin Rama, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të pranverës 2021 dhe llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Këto ndryshime sjellin në diplomaci dhe mbrojtje, dy poste këto të rëndësishme, Olta Xhaꞔkën nga qarku i Dibrës dhe Niko Peleshin nga qarku i Korꞔës.

Nga 12 qarqe që ka Shqipëria, në 8 prej tyre si të kandidatë të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë ministra në kabinetin qeverisës aktual të kryeministrit Rama./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close