A mendoni se viti 2020 ishte viti më i keq në histori ?Jo nuk ishte!

Jo jeni të gabuar !! Ka pasur vite më të këqija si viti 536 që sipas shumë historianëve, ishte viti më i keq që ka ekzistuar ndonjëherë!
Një mjegull misterioze pluhuri mbështolli të gjithë Lindjen e Mesme, Evropën dhe pjesët e Azisë për rreth 18 muaj, duke prishur plotësisht klimën. Sipas disa studimeve mendohet se kjo re ishte për shkak të një shpërthimi vullkanik në Islandë. Temperaturat ranë disa gradë, duke filluar dekadën më të ftohtë të 2300 viteve të fundit. Këta faktorë ndikuan
te të korrat dhe uria pasuese çoj popullatat në uri.
Një situatë e vështirë për tu rikuperuar por nuk mbaroi këtu; në fakt, në vitin 541 pas Krishtit e ashtuquajtura “Plaga e Justinianit” përshpejtoi krizën duke vrarë rreth një të tretën e popullsisë së Perandorisë Romake Lindore.
Sipas studimeve të mëvonshme, aktiviteti vullkanik nuk u ndal në atë datë, por kishte dy shpërthime të reja në 540 dhe 547, me murtajën në mes, Evropa u zhyt në një periudhë të palëvizshmërisë ekonomike, nga e cila doli rreth vitit 640, një shekull më vonë./

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close