Çka kërkonte Drazha Markoviqi në zyrën e Veli Devës në Trepçë ?

/shkruan Fahri Xharra

Veli Deva, ditëve të fundit.                                                               Nuri Bashota

Ishte koha kur ishim njësia e tetë e barabartë e ish Federatës Jugosllave, ishte koha kur i kishim gati të ingjerencat e Republikës. Ishte koha kur çdo gjë caktohej nga ne, e kishim eshë policinë e Kosovës. Vetëm ushtria ishte federative.
Për diskutim e kam një lider shqiptar të Kosovës, Veli Devën një patriot shqipar për të cilin do të shkruaj disa detaje nga jeta e tij, në kohë kur ishte drejtor gjeneral i Trepçes në Mitrovicë (Veli Deva (lindi më 18 tetor 1924 në Gjakovë dhe vdiq më 25 nëntor 2015 në Prishtinë ), ishte udhëheqës i lartë Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë ai njehet për kontributin e tij te veçantë në realizim e autonomisë së gjerë të Kosovës në vitin 1974 dhe për kontributin e tij te jashtë-zakonshëm ne fuqizimin e ekonomisë dhe industrisë në Kosovë ishte drejtor gjenerali kombinatit gjigand metalurgjik Trepça, Po ashtu Veli Deva dha kontribut edhe në shumë kombinate dhe fabrika të tjera të cilat siguruan zhvillim ekonomik afat gjatë në Kosovë ( të gjitha fabrikat nëpër Kosovë dihen )
Ne vitin 1981 pas demonstratave Marsit te vitit 1981 Veli Deva shkarkohet nga posti i Kryetarit te Komitetit Krahinor dhe me pas arrestohet. Veli Deva shkollimin fillor dhe atë mesëm e kreu ne Shqipëri ndërsa studimet e larta politike i kreu në Beograd dhe studimet e larta ekonomike i kreu në Shkup 0

Këto ditë vdiq njëri prej ekspertëve më të mëdhenj të ekonomisë së Kosovës Prof. Dr. Nuri Bashota
Nga publikimet e Afrim Musliut i morra disa detaje të shkëputura nga ai, lexuar në memoaret e të ndjerit Nuri Bashota.

Debat i prerë i Veli Devës me Drazha Markoviqin për Ujmanin dhe Trepçën.

Drazha Narkoviqi ( babai i Mira Markoviqit , gruas së Sllobodan Millosheviqit ) aso kohe ishte Kryetar i Kryesisë së Serbisë i shoqëruar nga Petar Kostiqi ( Kryetar i qeverisë së Serbisë ) kërkonin të takoheshin me Veli Deven në Tetor 1973 në Zveçan .
Nuri Bashota shkruan :” Xhavit Nimani më tha: “Fjala është për “Trepça Komercin” dhe “Gazivodën”, në të cilat projekte ke punuar dhe ti e i njeh gjërat që do të trajtohen në ketë takim. Prandaj, është mirë që të marrish pjesë në këtë takim të lartë”.
Takimi ishte i paraparë me kërkesën e Drazha Markoviqit.

Nuri Bashota, Xhavit Nimani dhe Veli Deva e pritnin ardhjen e e Drazhes, i cili u vonua ( me qëllim një gjysmë ore fxh ) . Drazha e kishte harruar që Kosova ishte e barabartë me Serbinë në Federatë, nuk ia preu mendja që do të merrte një përgjigje të tillë nga Veli Deva. Fjala ishte për dy kërkesa urgjente të Drazhës:
“ Kryetari i Serbisë e parashtroi kërkesën e tij të pa kapshme për Kosovën , që çmimi i ndërtimit të Liqenit të Gazivodes ( Ujmanit ) t ‘ishte me shkallë rrëshqitëse ( klizna skala ) sepse ajo ndërtohej nga tri ndërmarrje të Beogradit “ Prvi Partizan “ “ Tunelogradnja “ dhe M. Milutinoviq”
Ekonomistet e kuptojnë ekuptojnë gjuhë e ekonomisë dhe se çka ishte : “ rishikimi i çmimeve të cilat për shkak të jo stabilitetit ne treg.

Z. Nuri Bashota e pyeti Drazhën : “sa është lartësia e rritjes të shkalles rrëshqitëse që Ju kërkoni?
Drazha Markoviqi përgjigjet : “Rritje për 120% më e lartë”.

( Spjegimi :“Banka Botërore”, si financuese e këtij projekti, nuk hynë në aranzhmane financiare me republikat dhe krahinat autonome, por vetëm me Shtetin e Jugosllavisë, ashtu që kjo ngritje nuk e ngarkon Kosovën, por Jugosllavinë”. Atëherë Xhavit Nimani iu përgjegj Drazho Markoviqit: “Mirë, pranojmë edhe këtë kërkesë, shkojmë më tejë”. Unë m një herë e shtova kërkesën plotësuese: “me kusht që në këtë çmim të hyjë edhe ndërtimi i hidrocentralit në digën e Gazivodës prej 35 MW, që do të furnizojë me energji elektrike Kombinatin XMK “Trepça”. – ky ishte shpjegimi i Nuri Bashotës )

Mirëpo, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, u habit dhe u shtangua nga qëndrimi i Veli Devës dhe kërkesave që parashtruam në atë takim, pasi nuk pati sukses gracka “klizna skalla” që e kishte paraparë Serbia për të ndërprerë ndërtimin e liqenit “Gazivoda”.
Faktikisht, Serbia ishte kundër ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, për këto arsye: Së parit, me Sistemin “Ibër – Lepenci” që fillonte me ndërtimin e liqenit “Gazivoda”, zvoglohej sasia e ujit që shkonte drejtë Rashkës dhe Kralevës. Së dyti, që të pengonin zhvillimin e Kosovës, pasi Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh artificial në Europë, ashtu që liqeni “Gazivoda” në suaza të sistemit “Ibër – Lepnenci”, do të siguroi ujë për popullsi, industri dhe bujqësi në Kosovë, edhe po të mos bjerë shiu vite me radhë. Prandaj, edhe tri ndërmarrjet e Beogradit, jo vetëm që e kishin zhagitur dy vite rresht ndërtimin e digës, por makinat (bagerët) që i kishin blerë gjoja se për ndërtimin e digës “Gazivoda”, nuk ishin të përshtatshme për terrenin shkëmbor, por për ranishta (zalishta), që u nevojiteshin për ndërtimin e limaneve në brigjet e Afrikës Veriore, ku kishin marrë punë vite me radhë, duke e anashkaluar dhe zhagitur vite me radhë ndërtimin e “Gazivodës”.
Guximi politik dhe njohja profesionale e kontratës nga shqiptarët , e fundosën kërkesën Drazhës dhe Serbisë

Tjetra dhe shumë e rrezikshme për Kosovën Kryetari i Serbisë parashtroi kërkesën për eliminimin e “Trepça Komercit” dhe kthimin e Kombinatit XMK “Trepça” nën “Jugo-Metalin” e Beogradit. Mirëpo, Veli Deva, kategorikisht e r refuzoi dhe e qiti “ad akta”, si të papranueshëm këtë kërkesë të Serbisë, duke theksuar se “këtë vendim e ka marrë “Këshilli Qendror i Punëtorëve” të Trepçës në baza të “Ligjit të Punës së Bashkuar”, të votuar në të gjitha njësitë punuese”, ashtu që nuk mund të ndryshoi këtë vendim.

Drazho Markoviq vazhdoi duke u përpjekur që të bindë Veli Deven, duke theksuar: “Shoku Veli, kemi të bëjmë me Beogradin – si “velegrad” dhe metropol i Ballkanit, që do ta përparoi “Trepçen” etj. Mirëpo, Veli Deva ia preu shkurt: “Quj Drazho, samo jedna stvar raste u tugjim rukama”, zavrshen je sastanak”. (Ndigjo Drazho, vetëm një gjë rritet në duar të huaja…Mbaroi takimi”).

“Ndëgjo Drazhë “, vetëm një gjë rritet nga dora e huaj -besoj që e kuptuat ju lexues !

Pra në politikë përveç dijes duhet edhe guximi. Kishim burra aso kohe !

Fahri Xharra,02.01.21
Gjakovë

 

Editor

admin

Top
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close