FSK do të shkojë në misionin e parë jashtë vendit

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shkojnë në një mision paqeruajtës jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës ka aprovuar “vendimin për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.

Sipas legjislacionit, është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës, të zgjasë dhjetë vjet./REL/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close