Gjilani në ditën e parë të vitit të ri 2021 *Pamje

Gjilani në natën e Vitit të Ri,sivjet nuk është se kishte entuziazmin e viteve të më parme kur fishekzjarret dhe të tjera aktivitete ishin më të bujshme.

Kjo,sigurisht për shkak të pandemisë por,jo pandikim ishte edhe propaganda fetare kundër festimit të Vitit të Ri.

Një ditë më pas ,në ditën e parë të vitit të ri 2021,Gjilani në orët e mesditës ngrohur nga rreze dielli sikur të ishte “verë” e jo dita e parë e janarit ,ende nuk ishte zgjuar në tërësi gjë që tregon se njerëzit megjithatë kishin festuar në shumicë nëpër foletë e tyre familjare.

Në këto orë të lartpërmendura,sapo kishte filluar të gjallërohej jeta në qytet.Shumica e lokaleve,shitoreve ishin të mbyllura,përveç disa kafeneve.Edhe furrat e bukës ende mbanin drynin,saqë bënte njerëzit që vinin për bukë të jenë si të nervozuar duke menduar se ajo do ishte hapur.

Sigurisht se me kalimin e orëve duke ikur nga pasdita e thellë qyteti sërish do të ringjallet për të shkuar drejt ditëve të tjera të vitit i cili mund të jetë edhe i shpresës për mposhtjen e virusit corona,i cili shënjoi për të keq vitin paraprak.

Xh.Arifi/Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close