Itali-Vdes pacienti,8 muaj me coronavirus!
Shtypi italian shkruan për rastin e një pacienti nga spitali “San Martino” në Genova, i cili ishte pozitiv për koronavirus përgjatë tetë muajve të pandemisë dhe i cili para pak kohësh ndërroi jetë.
Sipas primarusit të spitalit, Dr. Mateo Baseti, ky është rasti i vetëm në botë tani për tani.
Pacienti kishte sëmundje të tjera, dhe sistemi i tij imunitar ishte dobësuar. Një periudhë kaq e gjatë e infeksionit me koronavirus, madje 250 ditë, nuk është regjistruar ende në botë.
“Ky rast na tregon se sa pak dimë ende për kovid19,” i tha Dr. Bassetti agjencisë Ansa.
Comments are closed.