Kryeministrja skoceze Sturgeon: Do të rikthehemi shpejt në BE

ATSH-ANSA/ – Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon nuk ka asnjë dyshim përderisa ditën e parë postBrexit ajo i dërgon një mesazh Brukselit dhe Londrës

“Skocia do të kthehet së shpejti, Europë. Mbaje dritën të ndezur”, shkruan Sturgeon në Twitter.

Sturgeon publikoi mesazhin në llogarinë e tij në Twitter, shoqëruar me një fotografi me fjalët ”Europë-Skoci’, të projektuar mbrëmë në një fasadë të selisë së Komisionit të BE në Bruksel.

Në shkrim, fjala ”Europë” kryqëzon vertikalisht fjalën ”Skoci” me shkronjën ”o”, që përfaqësohet me një zemër të kuqe.

Britania e Madhe ka lënë tregun e brendshëm të Bashkimit Europian dhe bashkimin doganor duke finalizuar ”divorcin” nga Brexit dhe blloku 27-anëtarësh tashmë.

Britania e Madhe zyrtarisht u largua nga blloku më 31 janar 2020, por ka qenë në një fazë kalimtare për 11 muajt e fundit që do të thotë se pak ndryshoi në praktikë.

Një marrëveshje tregtare në minutën e fundit u arrit nga BE dhe Britania e Madhe në prag të Krishtlindjes, e cila do të zbatohet provizorisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close