Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pestovë

Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në magjitalen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Pestovë.

Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete. Në këtë rast ka ndërhyrë policia. Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident.

Ndaj zytarëve policorë janë përdorur edhe shkopinjë nga të dyshuarit. Për këtë përleshje janë arrestuar 6 persona të dyshuar.

Vushtrri 01.01.2021 – 20:35. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur në mes vete. Gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close