Roth: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, rëndësi thelbësore për tërë Europën
ATSH/ – Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth tha se ishte i zhgënjyer me mungesën e progresit në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bllok gjatë presidencës gjermane dhe theksoi se BE do të dëmtonte veten, nëse linte një vakuum në rajonin e Ballkanin Perëndimor, për t’u përmbushur nga vende të tjera, sipas “Deutsche Welle.
“Ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor”, këmbënguli Roth.
“Është në rrezik besueshmëria jonë”, paralajmëroi ai.
Sipas tij, në një botë ku autoritarizmi është në rritje dhe demokracia është nën presion gjithnjë e më shumë në rritje, ngurrimi i BE-së në këtë çështje shihet si një dobësi.
Roth theksoi nevojën për ta nxitur sa më shumë integrimin e Ballkanit Perëndimor, sepse paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në rajon janë të një rëndësie thelbësore, strategjike për të gjithë Europën, veçanërisht për fqinjësinë e afërt./
Comments are closed.