Një studim nga Imperial College Londër për variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Britaninë e Madhe zbuloi se shpejtësia e përhapjes së epidemisë, pra numri R, është midis 0.4 dhe 0.7.
Kjo do të thotë që çdo 10 njerëz të infektuar ndoshta do të infektojnë midis katër dhe shtatë persona nëse kanë variantin e ri të virusit, raportoi BBC.
“Nuk tingëllon shumë, por ndryshimi është mjaft i madh,” i tha profesori BBC Radio 4.
Sipas tij, në kushtet e bllokadës së nëntorit, shkalla e riprodhimit ishte rreth 0.9 kur bëhet fjalë për variantin e vjetër, që do të thoshte se gjatë dy deri në tre javë numri i rasteve zvogëlohet me rreth 30 për qind, ndërsa me variantin e ri ato do të trefishohen. ./përgatitur nga proinformacion.com/