Zyra e Presidentit:U.D. Osmani nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje

Presidenca e Kosovës kanë thënë se Vjosa Osmani s’ka marrë e vetme 1 mijë euro mëditje, por se kjo shumë është vlera totale e mëditjeve që kanë marrë tetë anëtarë që kanë qenë pjesë e delegacionit zyrtar.

Presidenca e Kosovës ka reaguar rreth shpenzimeve të ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri.

“Gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani nuk i ka marrë  1 mijë euro mëditje. Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh”, kanë thënë nga presidenca.

Tutje, në sqarim thuhet se kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak.

“Do të jemi transparent për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh. Ndaj do të shihet se Kabineti Osmani ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake”, thuhet në sqarim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close