28/01/2021

Vizitorë të shumtë zgjedhin ujërat termale të Bënjës në ditët e para të 2021

ATSH/ Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, një fenomen i rrallë natyror ka tërhequr këto ditë të para të vitit vizitorë të shumtë vendas.

Vizitorët e shumtë të cilët kanë populluar gjatë këtij fillim viti këtë zonë kanë zgjedhur ti festojnë ndryshe festat duke shijuar burimet e ujërave termale që janë natyralë dhe kanë veti terapeutike të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili thekson se, “në Shqipëri mund të lahesh edhe në dimër. Madje, mund t’i festosh ditët e para të vitit të ri duke u zhytur në “Ujërat Termale të Bënjës”. Monument Natyre. Destinacion natyror gjithëvjetor në rrethin e Përmetit”.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close