Zakonet e lashta fisnore

Jeta e tyre ishte dhe vazhdon të jetë primitive dhe patriarkale për cdo klasë, dhe drejtësia vendoset nga të moshuarit sipas traditave të lashta dhe të rrënjosura, bazuar në ligjin e shpagimit.
Është e nevojshem që të japim këtu tiparet kryesore të këtyre zakoneve, si ilustrim i pjesës së dytë të këtij traktati, nga ku vjen edhe një prej argumenteve më të forta në favor të identitetit të kësaj race me pellazgët.
Ai që vret, vritet nga trashëgimtari i të ndjerit. Në qoftë se vrasësi nuk gjendet, i ati, djali, vëllai ose i kushëriri kanë detyrimin të kompensojnë në person – madje, për më tepër në rast se të tillë nuk ka, të gjithë antarët e klanit janë përgjegjës në të njëjtën mënyrë. Pra, kur zotri Gladstone, i cili i quante turq, u shpreh se në brigjet e Shqipërisë ishte gjë e zakonshme të gjeje kufoma të vdekurish, duket qartë se ai kishte rënë viktimë, dhe ndoshta viktime me dashje, e një mashtrimi. Kjo drejtësi e ashpër ka të njëjtin rol parandalues si dueli dikur në Britaninë e Madhe; njeriu e mendon mirë përpara se ta vërë, jo vetëm veten, por edhe gjithë familjen dhe fisin e vet, në rrezikun e këtij shpagimi; kështu që vrasjet dhe gjakësitë janë shumë të rralla ndër ta.
Ai që vjedh duhet të paguajë dyfishin e vlerës së objektit të vjedhur, së bashku me një gjobë për prijësin dhe të vjetrit. Ai që vret për vjedhje cnderohet dhe pa u lidhur tek shtylla e turpit; ai bëhej paria. Përdhunimi i një gruaje të martuar është barabartë me një ‘gjak’ dhe përdhunuesi duhet të vritet nga bashkëshorti ose të afërmit e gruas.
Një vajzë e fejuar me dikë, por që martohet me një tjetër, i jep burrit të lënë të drejtën t’i vrasë babanë, axhën, ose kushëririn e parë; por në qoftë se vajza e fejuar rrëmbehet, e drejta për të vrarë dhunuesin i takon të fejuarit ose të afërmve të tij. Tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje. Burri ka të drejtën të vrasë ngashtënjyesin të kapur në flagrancë, ose kur ka prova tradhtinë.
Borxhmarrësi duhet t’i paguaj borxhet me të holla ose në natyrë. Prona e cdo lloji është e shenjtë dhe askush nuk ka të drejtë të shkelë atë të tjetrit. Të gjitha cështjet e pronës territoriale zgjidhen nga pleqtë, të cilët në një rast të tillë duhet të betohen për gur që do të zbatojnë drejtësinë. Këto vendime janë të ekzekutueshme pa apel.
Ligji zbatohet njëlloj për të gjithë, pa dallim rangu apo feje, qoftë i krishterë apo mysliman, dhe trupat gjykuese janë të përziera.
Miku është i shenjtë, dhe shkelja e mikpritjes nuk përligjet. Ai që keqpërdor një mik nxirret jashtë ligjit, quhet i cmendur dhe syrgjynoset, dhe nuk mund të kthehet më kurrë në familjen e vet. Cnderimi është i përjetshëm dhe i pashlyeshëm, madje as edhe me gjak. për vrasjen e mikut në shtëpinë e dikujt tjetër, i zoti i shtëpisë mund të kërkojë 40 gjaqe anëtari i të cilit ka kryer krim kaq të ulët.
Ai që vret një grua, cnderohet, dhe cnderimi përfshin të gjithë anëtarët e familjes së tij, të cilëve u vihet epiteti i njohur ‘gra-vrasës’.
Ashtu si cdo fis, edhe cdo familje ka një zot shtëpie, që është më i mocmi i familjes. Po kështu, gruaja më e moshuar është zonja e shtëpisë dhe, duke qenë se sistemi është patrarkal, antarët e familjes janë të shumtë dhe shumë familje mund të përbëhen nga 100 a 120 persona.
Burrat duhet t’i binden pa diskutim urdhrave të këtij kreu të familjes dhe respekti që tregohet për moshën është i pakufizuar. Edhe zonja e shtëpisë ushtron të njejtin autoritet mbi pkesën femërore të familjes. Në qoftë se antarët e kësaj famileje kanë ankesa kundër njeri-tjetrit, kreu i shtëpisë i pajton ise ndëshkon ata, sipas rastit; kushdo që e kundërshton këtë autoritet, merr dënimin e cnderimit.
Personi i dënuar kësisoj duhet ta presë dënimin buzagaz dhe të mos shfaqë as mospërfillje, as gëzim, e as dëshprim. Ai improvizon një këngë, që përsëritet nga shokët e tij pas një farë kohe. Këto rregulla janë të njëjta si për gegët edhe për toskët.
Shqipëria i ka dhënë Perandorisë Otomane disa nga Vezirët të Mëdhenj dhe gjeneralët më të mirë – Muhamedi, Ahmeti, Lutfiu, Sinani, Bajraktari, Mustafa Qyprilliu dhe shumë të tjerë, që me taktin dhe guximin e tyre shpartalluan armiqtë e jashtëm, zgjidhën vështirësitë e brendshme, dhe i rikthyen balancën shtetitm duke përmirësuar administratën dhe duke shtypur korrupsionin e ministrave.
Shkëputur nga libri ”Pellazgët – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit” –
/Patrick Colquhoum dhe Pashko Vasa/K.E

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close