Haradinaj premton 1 miliard euro nëse AAK-ja “vjen në pushtet”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se shumë shpejt do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do të prezantohet edhe projekti që e ka quajtur Fondi i Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliard euro, për vitin 2021.

Me premtimin për futjen e 1.2 miliardë eurove në qarkullim, pushtetin në qershor e mori edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pasi u rrëzua Qeveria Kurti me mocion mosbesimi. Në këtë pako, janë futur edhe kursimet e qytetarëve, të cilët kanë nxjerr 10-përqindëshin nga Trusti, por prap nuk është arritur shifra e premtuar. AAK-ja është pjesë e Qeverisë Hoti, por Haradinaj vlerëson se vetëm me të ne krye, “ndryshimi është i sigurt”.

“Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera. Ne jemi ndryshimi i sigurt”, ka shkruar Hardinaj në facebook.

Qeveria Hoti është shpallur e paligjshme ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese dhe për këtë pritet të mbahen zgjedhjet e reja.

Fushata pritet të nisë për pak javë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close