Në Shqipëri gati qendrat e vaksinimit, Rama premton mbështetje për Kosovën

Shqipëria është duke bërë përgatitjet për vaksinimin anti-COVID.

Kryeministri Edi Rrama dhe ministrja Ogerta Manastirliu ishin sot në stadiumin “Air Albania” ku po bëhet gati qendra e parë e vaksinimit anti-COViD.

Ndërsa Manastirliu duke treguar se si do të zhvillohej procesi i vaksinimit, tha se paraprakisht mendohet se do të vaksinohen 60 persona në orë.

“60 postacione për vaksinimin, planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60 qytetarë apo pak më shumë”, tha ministrja, ndërsa orari i vaksinimit do të jetë ora 18:00.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë u shpreh optimistë se fushata e vaksinimit mund të nisë edhe para javës së tretë të janarit siç ai kishte thënë më herët: Fillojmë në javën e trete të janarit, shpresojmë të nisim dhe më shpejt ndoshta falë disa kanaleve të tjera që kemi hapur.

“Jemi në një fazë shumë pozitive, kemi siguruar 500 mijë vaksina. Menjëherë do mbështesim edhe spitalin COVID të Prishtinës. Për këtë gjë janë bërë të gjitha përgatitjet, jemi një hap para”, theksoi Rama.

Pas Tiranës, qytetet ku do të nisë fushata e vaksinimit do të jenë Vlora dhe Shkodra.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close