Henrik Barić (albanolog, gjuhëtar dhe ballkanolog kroat), pas një studimi dhe njohje të mirë të historisë së Mirditës, të cilën e kishte vizituar dhe ishte ndarë me mbresa shumë të mira, ndër të tjera shkruan:

“Ky është një rajon i kryengritësve krenarë, të cilët kanë luftuar kundër të gjithë përpjekjeve osmane për ta shkrirë këtu pushtetin qendror. Ky është fisi (krahina) që më 1880 nuk lejoi që Plava dhe Gucia t’i bashkëngjiteshin Malit të Zi. Ky është fis me prirje të përhershme autonomiste … Mirditorët kurrë s’e kanë pranuar nënshtrimin dhe janë fisi më luftarak dhe më krenar ndër shqiptarë”