Antibiotikë të rinj aktivizojnë mbrojtjen imunitare
ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një klase të re të antibiotikësh kundër baktereve rezistente, që kanë një veprim të dyfishtë: synojnë patogjenët dhe aktivizojnë mbrojtjen imunitare, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature” nga Instituti amerikan “Wistar”.
OBSH e ka shpallur rezistencën ndaj antibiotikëve një nga dhjetë kërcënimet kryesore për shëndetin publik.
Antibiotikët e rinj ndërhyjnë në procesin metabolik të baktereve patogjene, i nevojshëm për mbijetesën e tyre.
“Ne kemi miratuar një strategji krijuese dhe të dyfishtë për të zhvilluar molekula të reja të afta, nga njëra anë, për të vrarë baktere rezistente ndaj ilaçeve dhe, nga ana tjetër, për të përmirësuar përgjigjen imune natyrore të bartësit”, thanë studiuesit.
Comments are closed.