Gjukanoviq refuzon propozimin për tërheqjen e ambasadorëve

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, refuzoi të nënshkruajë dekretin për tërheqjen e shtatë ambasadorëve dhe kërkoi një shpjegim lidhur me pretendimet “se ata kishin punuar kundër interesave të shtetit”.

“Një vlerësim i tillë meriton një shpjegim. Së pari, për shkak të njerëzve në fjalë. Jo më pak e rëndësishme, për shkak të vendeve pritëse ku ata kryejnë detyrën e ambasadorit. Dhe nuk është e parëndësishme, edhe për shkak të presidentit malazes i cili nënshkroi letra kredenciale duke i rekomanduar ata te krerët e shteteve pritëse”, deklaroi Gjukanoviq.

Ai shtoi se nëse do ta nënshkruante dekretin, kjo do të thoshte se ai pajtohej me ato vlerësime “politike dhe hakmarrëse”.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, tërhoqi ambasadorët malazezë: në Kinë, Darko Pajoviq, në Serbi, Tarzan Millosheviq, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dushanka Jekniq, në Vatikan, Miodrag Vllahoviq, në Itali Sanja Vllahoviq, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Obrad Misho Stanisiq dhe ambasadoren në Gjermani, Vera Kulish.

Në mes të dhjetorit, qeveria e re malazeze e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, propozoi tërheqjen e shtatë ambasadorëve të emëruar nga ish-qeveria e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit, Millo Gjukanoviq dhe sipas Ligjit për Punët e Jashtme, dekreti duhet të nënshkruhet nga presidenti Gjukanoviq.

Qeveria e re, e zgjedhur më 4 dhjetor, është e para, pas tre dekadash, që nuk udhëhiqet nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close