India ndalon shkollat fetare, ministri i arsimit: Vendit i duhen mjekë dhe jo imamë!

Vijon fushata anti islamike në Indi e përpjekjen e partisë në pushtet që nga viti 2014, që të bëjë vendin gjithnjë e më shumë ekskluzivisht Hindu në krhasim me fetë e tjera. Qeveria e shtetit të Asam ka miratuar një ligj për të mbyllur brenda muajit prill 700 shkolla kuranike shtetërore.

Transformimi i medreseve në shkolla shtetërore laike në një shtet indian ku muslimanët përbëjnë 34% të popullsisë ka shkaktuar shumë polemika. Kjo pasi konsiderohet si një lëvizje e radhës anti muslimane.

Në vitin 2019, dy milion nga 33 milion banorë të Asam, mbetën pa nënshtetësi me justifikimin se do u verifikoheshin dokumentet anagrafike. Qëllimi ishte që të zbulohej se kush kishte emigruar nga vendi musliman i Bangladeshit.

Kjo për të krijuar panik në popullsinë muslimane vendore dhe në të gjithë Indinë, me protesta dhe manifestime që u përhapën në të gjithë vendin. Më pas u ngritën dhe kampe të mirëfillta përqendrimi ku u vendosën ata që nuk gjenin dot dokumentet e kërkuara.

Ministri i arsimit i Asam, u përpoq të shpjegonte vendimin duke thënë se vendi ka më shumë nevojë për mjekë, agjentë policie, zyrtarë dhe mësues që vijnë nga radhët e minoritetit musliman dhe jo për imamë.

Ai u shpreh se shkollat do të bëhen laike pasi nuk mund të paguhen shkollat fetare me paratë e taksapaguesve, dhe një gjë të tillë e kërkojnë vetë studentët. Por ky objektiv përgënjeshtrohet nga fakti se shkollat do të transformohen në institute për studimin e qytetërimit indian.

Pra në një kohë që ndalohet studimi i Kuranit në institutet publike, studimi i induizmit dhe teksteve të tij të shenjta, do të ketë më shumë prestigj duke u kthyer në një fakultet në nivel universitar./shkurteshqip.info

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close