LDK shkarkoi Haxhi Avdylin dhe tre të tjerë

Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren.

Bashkë me Avdylin janë shkarkuar dhe dy anëtarët e Kryesisë, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha.

Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.

“Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.

Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e datës 3.1.2021

Ata bashkë me Osmanin javën e kaluar kanë mbajtur edhe një takim me qytetarët e Prizrenit.

Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, ka konfirmuar shkarkimin e Avdylit dhe tre të tjerë. Ai nuk ka komentuar këtë vendim të Kryesisë.

“Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren, shkruan Epoka e Re.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close