“Mbledhja e Kryeengjëjve”, një ndër ikonat më të bukura në Muzeun e Artit Mesjetar

ATSH/ Ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve” është një ndër ikonat më të bukura të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.
Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit XVII dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë.
Ikona paraqet triumfin e Kryeengjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë perandorake. Ushtria e kryeengjëjve paraqitet duke mbajtur ushta në njërën dorë, ku në vijë të parë paraqiten tre prej tyre duke mbajtur medaljonin me Krishtin Emanuel.
Portretet e kryeengjëjve sjellin modelet e fytyrave të shëndetshme, të bukura, hyjnore me faqe dhe buzë të kuqe si dhe aftësinë e madhe artistike të piktorit në artin ikonografik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close