Peroksidi i hidrogjenit parandalon viruset

ATSH-ANSA/ – Gargara me bazë peroksid hidrogjeni, e kombinuar me një spërkatje për hundë dhe pika në sy, janë efikase në parandalimin dhe luftimin e infektimeve COVID-19, sipas një studimi të kryer nga një ekip studiuesish napolitanë, i botuar në revistën “Infection Control & Hospital Epidemiology” të Universitetit të Kembrixhit.

“Më në hollësi, ne besojmë se virusi mund të neutralizohet para se të arrijë në epitel, gjë që ndodh mesatarisht brenda dy ditësh, duke rritur mbrojtje natyrore me një gargarë prej 3 % peroksid hidrogjeni, një spërkatje për hundën, gjithmonë e bazuar në 1,5 % peroksid hidrogjeni dhe pika në sy, e bazuar në 0,01% acid hipoklor ose, si alternativë, me bazë të jodit të povidonit në 0,6, të kryera një herë në ditë”, shpjegoi një nga autorët e studimit, Antonio Del Prete, profesor i Okulistikës në “Federico II” në Napoli.

Rezultatet shkencore nuk mungojnë, megjithatë, që studimi i studiuesve napolitanë të kthehet në një protokoll të vërtetë duhet të testohet shkencërisht te një numër i madh pacientësh./ /ervo/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close