Shtetet e Bashkuara po vendosin aviatorë dhe dronë në një bazë në Rumani si përgjigje kërcënimeve ruse

Sipas njoftimeve të agjensive botërore ,Forca Ajrore e SHBA ka vendosur rreth 90 trupa dhe një numër të papërcaktuar të dronëve në një bazë në Rumaninë qendrore, njoftohet nga Ministria rumune e Mbrojtjes.

Agjensia Associated Press raporton se Shtetet e Bashkuara kanë forcuar kështu praninë e tyre ushtarake në rajon, e cila është shqetësuese për aleatët e NATO-s, për shkak të, siç raporton agjencia amerikane, përpjekjes së Rusisë për të demonstruar fuqinë e saj ushtarake.

Ministria rumune njoftoi se prania amerikane në bazën ushtarake “Campia Turzi” do të zgjasë për disa muaj në mënyrë që të mbështesë operacionet e NATO-s.

“Vendosja e dronëve në këtë vend kyç strategjik synon të sigurojë aleatët dhe partnerët tanë, si dhe t’u dërgojë një mesazh kundërshtarëve tanë, se ne mund t’i përgjigjemi shpejt çdo kërcënimi urgjent,” tha zëdhënësi i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Jeff Haridjian.

Ai tha në një deklaratë se dronët do të rrisin aftësitë e vëzhgimit dhe zbulimit në zonën e Detit të Zi, ku Shtetet e Bashkuara rregullisht akuzojnë Rusinë për përgjim të rrezikshëm të avionëve ushtarakë amerikanë dhe incidente të tjera që kanë përflakur tensionet midis dy superfuqive, shtoi AP.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close