Zëdhënësi i Bashkimit Europian: Dialogu vazhdon pavarësisht zgjedhjeve në Kosovë

Puna për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon, kështu tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Se si do të ndikojë mbajtja e paralajmëruar e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të planifikuara për gjysmën e parë të 2021, në procesin e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, Brukseli vuri në dukje se puna për dialogun vazhdon.

“Ne do t’i shpallim takimet e ardhshme kur të vijë koha,” shtoi Stano.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në nivel të ekspertëve midis Kosovës dhe Serbisë më 10 dhjetor, të dyja delegacionet njoftuan takimin e ardhshëm në nivelin teknik për fillimin e janarit në Bruksel.

Më 22 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi gjatë zgjedhjes së Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close