Zyberaj: AKR afër koalicionit parazgjedhor me LDK-në

Këshilltari i Behgjet Pacollit, njëherit anëtar i Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar avancimin e bisedimeve mes AKR-së dhe LDK-së për koalicion parazgjedhor.

“Në fakt nuk ka përfunduar asjgë, Pacolli është duke zhvilluar negociata me krytetarin e LDK-së për një garë të mundshme se bashku”, tha ai në emisionin “Imazh” të RTK-së.

Tutje ai tha se ende nuk është e definuar asgjë, por negociatat kanë avancuar dhe do të përmbyllën brenda dy ditësh.

“Kontakte kemi pasur edhe me partitë tjera, por më të avancuara janë me LDK-në edhe për shkak të afërisë ideologjikë që kemi me ta, por edhe për shkak të bashkëpunimit të mëhershëm”, shtoi Zyberaj.

Anëtari i AKR-së foli edhe për raportin me Nismën Socialdemokrate ku tha se me këtë subjekt kanë pasur bashkëpunim në vitin 2019 që është përmbyllur në mënyrë korrekte, por që nuk e shohin të arsyeshme që të kenë koalicion në këto zgjedhje.

Në listën e LDK-së, AKR-ja sipas Zyberajt pritet të ketë rreth 15 kandidatë për deputet. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close