AAK nuk heq dorë nga posti i presidentit

Kryetari i Komunës së Obiliqit dhe njëherësh anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi, ka folur për pozicionin e këtij subjekti në zgjedhjet e ardhshme.

Gashi ka thënë se ata do të kandidojnë të vetëm në këto zgjedhje.

“Vendimet për kandidim i merr këshilli drejtues tani për tani e kemi qëndrimin, që do të jemi të vetëm në këto zgjedhje”.

Gashi ka thënë se do të bëjnë koalicione me të gjitha partitë që munden dhe se nuk kanë vija të kuqe me asnjë.

“Çdo kërkesë apo ofertë për koalicion AAK-ja do ta trajtojë në mënyrën më të sinqertë”.

Gashi ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë emri i kandidatit të tyre për president.

“Nuk do të heqim dorë asnjëherë, për pozicionin për president nga partia jonë do të jetë i kandiduar Ramush Haradinaj, pasi mendojmë se është më i denji për këtë pozitë”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close