Akuarel i bukur për të përmbysur një vetmi! *Poezi

Në pragun e shpisë më vjen ti
Vjen edhe hijeshia me ty
Nuk ka tjetër në sytë e mi
Akuarel i bukur për të përmbysur një vetmi!

Përqafimi i parë nga ti
Ma ngrohu trishtimin
Drithërimat që përshkuan trupin tim
Më bën të ndjehem sikur atëhere kur isha më i ri!

Ëndërr është edhe kur jeton
Duke ledhatuar atë bukuri
Në prehrin tënd fjetur
Duke shpresuar në mrekulli

Silueta jote rrëshqet në sfondin e zi
Flokët e tua të shprishura
Ikin prapa teje tok me ty
Për të më kthyer mua në vetmi.

/Xhelil Arifi-6 janar 2021

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close