Arianit Koci :Albin Kurti mund të kandidoj në zgjedhje që do të mbahen në fillim vitit 2021

Albin Kurti mund të kandidoj në zgjedhje që do të mbahen në fillim vitit 2021 – edhe pse i dënuar me kusht, për këto arsye:
Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L – 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore.
Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim. Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore.
Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak.
Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike.
Në nenin 3 të Kodit të ri Penal (i njejti nen është edhe në Kodin paraprak), parashihet se:
Ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1) ose,
Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm (neni 3 par 2).
Vepra penale është kryer në vitin 2015.
Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm për z.Kurti – Kodi Penal, Nr. 04/L – 082, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (2015), dhe i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close