“Fjalori i gjermanishtes” i vëllezërve Grimm u përfundua para 60 vjetësh

Historia e një fjalori: Vëllezërit Grimm kishin llogaritur se do u duheshin dhjetë vjet për “Fjalorin gjerman”. Në vitin 1961, kur doli vëllimi i fundit, ata kishin njëqind vjet që kishin ndërruar jetë.

I rëndë dhe disa metra i gjatë: “Fjalori i gjermanishtes” i vëllezërve Grimm është një punë superlative. Jacob dhe Wilhelm Grimm e quanin shkronjën “A” si “më fisniken, më origjinalen e të gjithë tingujve”. Siç pritej, fjalori i famshëm i tyre fillon me një përshkrim të hollësishëm të zanores A me terma të lingustikës historike. Pas saj vjen renditja e shkronjave AA, emër lumi, që shfaqet shpesh në Gjermani. Pasuar nga “Aal” (ngjalë), por edhe “aalglatt”, (i rrëshqitshëm si ngjala), dhe “aalglatter Heuchler” (hipokrit i rrëshqitshëm si ngjalë).

Ishte një projekt megaloman ky që vëllezërit Grimm filluan në vitin 1838 në Kassel. Ata synonin të regjistronin origjinën dhe përdorimin e çdo fjale gjermane, duke përfshirë të gjithë gjuhën e re letrare gjermane, që nga Luteri deri te Goethe, “në të gjitha detajet”. Një plan ambicioz dhe një vepër e shekullit.

Si nisi e gjitha

Në atë kohë fare papritur të dy profesorët e gjuhësisë patën shumë kohë të lirë në dispozicion. Universiteti i Göttingen-it i pushoi nga puna, sepse ata me profesorë e tjerë, ”të shtatët nga Göttingeni” “Göttinger Sieben” kishin mbështetur një kushtetutë më liberale. Ndërsa Jacob dhe Wilhelm Grimm kishin mbetur të papunë, botuesi nga Leipcigu Salomon Hirzel i inkurajoi që “të përpilonin një fjalor të ri, të madh të gjuhës gjermane”. Hirzel u premtoi ndihmë duke i ofruar edhe botimin e këtij projekti gjigand. Në 1838 vëllezërit filluan punën me fjalorin gjerman. Një detyrë gjigande, që ata nuk do ta përfundonin dot gjatë jetës së tyre.

Agjendë politike për Rajhun gjerman

E gjitha kishte një dimension të qartë politik, nacional. Fjalori duhej të bashkonte gjuhësisht Rajhun Gjerman, i cili në atë kohë ishte i ndarë në shtete të vogla. “Diversiteti i dialekteve” duhet të ruhet, thoshte Wilhelm Grimm: “Gjuha e shkruar është e përbashkëta, që i lidh të gjitha fiset”. Projekti mori vrull dhe u zgjerua në fund me më shumë se 80 bashkëpunëtorë, të cilët së bashku me vëllezërit Grimm shumë shpejt siguruan gjysmë milioni dëshmi historike gjuhësore.

Në një takim gjuhëtarësh kompetentë, në kongresin e germanistëve në 1846, Wilhelm Grimm iu lut kolegëve të tij të kenë durim. Fjalori nuk ishte ende gati: “Një vepër e këtij lloji kërkon punë të gjatë dhe të mundimshme përgatitore, përfundimi i së cilës nuk mund të imponohet.”

Kjo rezultoi të ishte e vërtetë. Në 1854 u botua vëllimi i parë i “Fjalorit Grimm”. Por pesë vjet më vonë ndërroi jetë Wilhelm Grimm, i cili ishte kujdesur për shënimet për shkronjën D. Vëllai i tij Jacob arriti të përfundojë shkronjat A,B, C, dhe E. Por kur ai vdiq në 1863, kishte mbetur tek fjala “Frucht” (frut)

Vëllezërit Grimm arritën deri tek shkronja F

Do të zgjaste edhe 107 vjet të tjera pas botimit të vëllimit të parë, që puna të përfundonte tërësisht. Pas vdekjes së vëllezërve Grimm breza të tërë germanistësh u morën me vazhdimin e punës së nisur prej tyre. Nga koha e Bismarkut për realizimin e fjalorit filloi të kujdesej Akademia Prusiane e Shkencave, madje edhe në Gjermaninë Lindore dhe atë Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë. Derisa më në fund më 4 janar 1961 me shënimin e fundit për Z për “Zypressenzweig” (dega e qiparisit) mundi të botohej vëllimi i fundit.

Shkrimet origjinale të shekullit 19-të nga vëllezërit Grimm ishin bërë ndërkohë aq të moçme, sa duheshin rishikuar tërësisht. Në vitin 2016 përfundoi plotësisht rishikimi nga A në Z, nga “Aal” deri në “Zahlenmystik”: Pas 178 vjetëve “Fjalorit të gjermanishtes nga Jacob dhe Wilhelm Grimm” iu vu pika përfundimisht.

Sot vepra, e cila në versionin analog peshon 84 kilogramë, është në dispozicion vetëm në versionin digjital. Universiteti i Trier-it ofron falas një edicion online, “Digitaler Grimm”. Është fjala për një vepër monumentale të gjuhës gjermane, një unikat, që ka hyrë në  librin e rekordeve Guinness.

 

  • Data 06.01.2021
  • Autor Silke Mund/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close