Këshilltari i VV-së,Sallahu i quan dashakeqe interpretimet se Kurti s’mund të kandidoj

Këshilltari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu i ka cilësuar si dashakeqësi interpretimet se kryetari i VV’së, Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë për deputet pas publikimit të plotë të Aktgjykimit të Kushtetueses.

Sallahu ka thënë se devijimi i përmbajtjes së Aktgjykimit tek një element është dashakeqësi.

“Devijimi i krejt përmbajtjes së këtij Aktgjykimi të zyrtarizuar sot tek një element që nuk ka qenë objekt as i kërkesës sonë e as Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse dashakeqësi.Këto rrethana nuk mund të vlejnë në raste të tjera për faktin se aktgjykimi i Gjykatës Kushtesese nuk ka efekt prapaveprues në këtë rast”, ka shkruar ai në Facebook.

Këshilltari ligjor i VV’së ka thënë poashtu se çdo kufizim I autoriteteve përkatëse për të mos kandiduar është në kundërshtim me parimin e drejtës së fituar.

“Në lidhje me këtë, kandidatët e tjerë që jane dënuar me dënim me kusht në vitin 2018 janë lejuar të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare. Në atë kohë kufizimi nuk ka ndodhur për shkaqe që tashmë dihen e që janë në përputhje me ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, kur ndodh, kufizimi për të mos kandiduar do të duhet të jetë “kufizim i pandërprerë” për aq sa janë afatet ligjore e kushtetuese. Përndryshe çdo veprim tjetër nga autoritetet përkatëse, do të ishte në kundërshtim me parimin e drejtës së fituar, i cili është parim i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare publike dhe i rrënjosur si element i sundimit të ligjit brenda përmbajtjes së rendit kushtetues të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Të vepruarit ndryshe do të ishte në kundërshtim flagrant me nenin 7, 33 dhe 45 të Kushtetutës së Kosovës si dhe me konventat dhe aktet ndërkombëtare përkatëse. Andaj rasti i tillë nuk mund të vlejë për kandidatët që kanë pasur vendime për dënime alternative”, ka shkruar Sallahu.

Çështja lidhur me kushtetushmërinë e votimit të Qeverisë Hoti u dërgua në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak se për këtë qeveri më 3 qershor kishte votuar Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë prej më shumë se një vit burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese konstaton se për shkak që vota e Arifit ishte e pavlefshme, Qeveria Hoti nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 61 vota.

Kësisoj, Kushtetueseja thotë se presidenti i Republikës duhet të shpallë zgjedhjet e reja të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes së tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close