Nga Klinika Intensive për gjendjen e pacientëve të lënduar

42 persona u lënduan nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi gjatë së martës në Ferizaj.

Prej të lënduarve, 13 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa 5 janë në Klinikën Intensive Qendrore dhe një në kliniken e kardiokirurgjisë.

Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka ka treguar për KosovaPress për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

Aktualisht pretendohet se gjendja e tyre është stabile por megjithatë, Uka tha se këta pacientë hyjnë në mesin e personave të rrezikuar.

“Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një prej tyre është i sistemuar në klinikën e kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka.

Drejtori Uka tregoi edhe djegiet e sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50 përqind.

“Moshat janë nga 20 deri në 45 vjeç. Lëndimet janë djegie të sipërfaqes së trupit të lëkurës nga 35 deri në 50 përqind”, tha Uka.

Ndërsa disa nga të lënduarit siç shkroi mbrëmë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu do të dërgohen për trajtim në Turqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close