Rregullatori evropian miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi të mërkurën përdorimin e vaksinës Moderna, kundër sëmundjes COVID-19.

Vaksina është krijuar nga kompania amerikane me po të njëjtin emër.

Ajo është e dyta që autorizohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, pasi vaksina Pfizer/BioNTech e ka marrë dritën jeshile në fund të dhjetorit.

Miratimi i Modernës vjen në kohën kur BE-ja po përballet me kritika për fushatën e ngadalshme të imunizimit, e cila mbetet prapa Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar apo Izraelit.

“Kjo vaksinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky është “një lajm i mirë për përpjekjet tona, për të sjellë sa më shumë vaksina COVID-19 tek evropianët”.

Bashkimi Evvropian ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor, por ritmi ka qenë i ngadaltë.

Vaksina Moderna është thënë se është 94.1 për qind efektive.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë javën e kaluar se vaksina e zhvilluar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, nuk ka gjasa të marrë dritën jeshile në BE në muajin e ardhshëm.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close