Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Moti sot në Kosovë
- Kurti-Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum
- Gjermania nuk përjashton një mbyllje të kufijve
- Qeveria Conte merr votëbesimin në Parlament
- Llogoraja, e magjishme nën dëborë
- OBSH apelon për shpërndarje më të barabartë të vaksinave
- SBASHK-u paralajmëron greva
- Ramiz Lladrovci padit Vehbi Kajtazin, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim!
- Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e GERMIN për votuesit nga diaspora
- Elku irlandez
1. Grushtohet e dhunohet në mes të rrugës, e në pikë të ditës, gazetari, sepse ky shprehë lirisht mendimet e tij për një dukuri, për një grup apo për një sockulturë të një grupi, individi apo partie politike.
2. Gjykata Kushtetuese e Kosovës (akoma) nuk ka shpallë në publik vendimin e fundit për shpalljen e “Qeverisë së Kosovës si jo të ligjshme”. Vonesa për zbardhjen e vendimit është jologjike, e pa arsyeshme dhe e paparë në historinë e ndonjë shteti modern demokratik. Sepse letër ka, ngjyrë për makina të shtypit ka, vendimi është marrë qe sa kohë. Pse kjo vonesë e tmershme, more!?
3. Bullizmi/Shpotitja, si një nga dukuritë me shqetësuese për shoqëritë bashkëkohore, sepse dëmton rëndë zhvillimin psikosocial të femiut dhe te njeriut ne përgjithese, është duke u luftuar me të madhe në qerdhet, shkollat dhe në institucionet publike të Norvegjisë e të botës demokratike.
Se bullizmi përdoret hapur, e në publik, nga politika e nga maja e politikanëve shqiptar, është dicka e pa parë, e marrshme dhe e pa dëgjuar tek shoqërite normale.
Në Kosovë Agim Veliu sherbehet me bullizem, dhe mediat e lartesojne duke mos e kritikuar por duke e arsyetuar!!!
3. Varfëria ekonomike/shpirtërore e shqiptarëve të Kosovës po keqthellohet. Jemi kthyer në vitin 1941. Ka ca milonere që vinë nga partia e nga pushteti, por nuk ka arsimim e as edukim për popullin.
4. Gazetaria është për faqe të zezë.
5. Ka plot kafiteri, cajtore, restorante e klube fitnesi, por s’ka biblioteka, s’ka librari e s’ka as gazeta.
6. Nuk ka letërsi, nuk ka vlera e nuk lexohet. Facebooku, fotografia dhe instagrami po e zevendeson letersinë, shkollimin dhe shkencën. Me tituj të facebookut po ushqehet fëmia, rinia, politika e akademia. Ideja, sot, nuk ka rëndesi, është forma, është dukja, është pamja.
/Nga Gëzim Mekuli
Postimi i Mëparshëm
Comments are closed.