Shuhen shpresat për liberalizim vizash

Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 janari 2021 do ta drejtojë Portugalia nga e cila nuk pritet ndonjë progres i veçantë në raport me Kosovën.

Drejtori Ekzekutiv i Insitutit EPIK, Demush Shasha tha për Express se liberalizimi i vizave nuk do të avancojë tutje as gjatë presidencës portugeze. Sipas Shashës izolimi i kosovarëve do të mbetet në fuqi edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, dhe nëse nuk tregohet vullnet në luftimin e korrupsionit çështja e vizave mund të shtyhet në tërësi në vitin 2022.

Gjermania ka dorëzuar stafetën e presidencës së Këshillit të BE’së tek Portugalia në fillim të vitit, të cilën do ta udhëheqë deri më 30 qershor 2021.

Drejtori i Insitutitit Kosovar për Politika Evropiane, Demush Shasha tha se sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën nuk pret progres gjatë presidencës portugeze pasi ka zero raste të sukesshme në luftën kundër korrupsionit nga ana e Kosovës.

“Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa të drejtën e lëvizjes së lirë, pasi që disa vende të BE-së konsiderojnë se Kosova nuk ka përmbushur kërkesat e ndërlidhura me sundimin e ligjit, respektivisht luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Kjo pasi që kanë kaluar gati 5 vite prej kur Kosovës i është kërkuar progres në këtë fushë, ndërsa ne ende kemi zero raste të suksesshme në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Po ashtu, duhet njohur faktin se lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia. Në këtë kontekst, nuk pres se gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2021 do këtë progres sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Shasha.

Ai poashtu tha se nëse nuk tregohet vullnet në luftën kundër korrupsionit nga ana e institucioneve kosovare, liberalizimi i vizave do të shtyhet për në vitin 2022.

“Njëkohësisht konsideroj se nëse Kosova nuk tregon vullnet të qartë në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe dialogun me Serbinë, çështja e liberalizimit të vizave nuk do të progresoj as në kuadër të Presidencës së ardhshme të BE-së, respektivisht Presidencës Sllovene të BE-së dhe kështu do të shtyhet në tërësi në vitin 2022”, tha Shasha.

Shteti Iberik ka publikuar Programin e tij gjashtëmujor me tri prioritetet kryesore të cilat janë: Rimëkëmbja Ekonomike, Fuqizimi i modelit social Evropian dhe Avancimi i autonomisë strategjike të BE’së.

Kosova nuk është në fokusin e Portugalisë sa i përket politikës së jashtme, rrjedhimisht çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në prioritet të saj.

Në programin e plotë të publikuar nga Portugalia, Ballkani Perëndimor përmendet një herë, ku thuhet se do të vazhdohet procesi i zgjerimit.

Demush Shasha nga EPIK thotë se presidenca e Portugalisë do të jetë e fokusuar në çështjet e brendshme të BE’së, kurse sa i përket Kosovës nuk duhet pritur ndonjë progres i veçantë.

“Sa i përket Ballkanit nuk duhet pritur shumë zhvillime. Në programin e Presidencës së saj, Portugalia zotohet në terma të përgjithshëm për “vazhdimin e procesit të zgjerimit”. Ajo çfarë mund të presim realisht është progres sa i përket përcaktimit të datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sa i përket Kosovës, nuk duhet pritur ndonjë progres të veçantë”, tha Shasha.

Procesi i dialogut pritet të hyjë në një fazë të re pas zgjedhjeve në Kosovë dhe qeverisë së re që do të formohet.

Drejtroi i institutit EPIK vlerëson se administrata e re në ShBA do të fuqizojë partneritetin transatlantik dhe do të rrisin vëmendjen në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht nëse ish-Sekretarja Medeleine Albright përfshihet në procesin negociator.

“Konsideroj se me fillimin e administratës së re të SHBA-ve do të fuqizohet partneriteti transatlantik SHBA-BE. Në këtë drejtim, konsideroj se SHBA-BE pas zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë së Veriut do të rrisin vëmendjen e tyre politike për zgjidhjen e problemit të fundit në Ballkanin Perëndimor në mes Kosovës dhe Serbisë. Paralajmërimi i përfshirjes së ish Sekretares Albright në procesin negociator është indikator i interesimit të sinqertë politik të SHBA-ve për zgjidhjen e çështjeve të hapura në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai duke shtuar se në gjashtë muajt e ardhshmë pret avancim të dialogut për normalizim të marrdhënieve por nuk pret arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, u shpreh ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close