100 km/h për 1,69 sekonda?

ATSH-ANSA/ – Një super veturë elektrike me një çmim prej tre milion eurosh dhe që për 1,69 sekonda arrin në 100 km/h, janë vetëm tre nga numrat që përfaqësojnë më së miri ”Aspark Owl”, një hiper makinë japoneze e kompanisë ”Aspark”, me qendër në Osaka, ndërtimi i së cilës iu besua kompanisë italiane ”Manifattura Automobili Torino”.

Makina do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për në Europë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Kjo makinë është duke u shijuar në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.

Performanca e makinës është pothuajse një trill shkencor duke filluar nga furnizimi me energji te një magnet i përhershëm për të krijuar një makinë elektrike me të gjitha rrotat me 1 958 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, bateria 64 kwh, do t’i garantojë makinës një distancë prej 450 kilometrash.

Ndër përbërësit kryesorë të ”recetës” së ”Aspark Owl”, sigurisht që janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë shasisë dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1 900 kilogramësh.

Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close