iTunes dhe iPhone festojnë ditëlindjet
/ATSH-ANSA/ – iTunes mbush 20 vjeç dhe iPhone 14 vjet. Programet e njohur të Apple janë ato që revolucionarizuan jetën tonë.
Programet u prezantuan nga Steve Jobs gjatë MacWorld, ngjarja që kompania Cupertinoorganizon çdo vit për të prezantuar programe dhe pajisje të reja, më 9 janar 2001 dhe më pas më 9 janar 2007.
iTunes (dhe më vonë iTunes Store) ndryshoi mënyrën se si njerëzit dëgjojnë këngë.
Këngët në format dixhital dhe aftësia për të krijuar një bibliotekë muzikore shënuan fundin e CD-ve.
Nga ana tjetër iTunes filloi të vjetërohej me mbërritjen e shërbimeve të dëgjimit streaming siç është ”Spotify”.
Aq sa Apple vendosi të mbyllë platformën në 2019, duke e ndarë atë në tre aplikacione që ofrojnë tre faza të ndryshme për muzikë dixhitale, filma dhe podcast (Apple Music, Apple TV dhe Apple Podcasts).
IPhone, i prezantuar 14 vjet më parë, ka lëvizur gjithnjë e më shumë në botën e përmbajtjes, aplikacioneve dhe shërbimeve online, thelbësore në këto muaj të Covid-19./
Comments are closed.