2021 u dedikohet vaksinave antiCovid dhe planetit Mars

ATSH-ANSA/ – 2021 premton të jetë viti i vaksinimit kundër Covid-19 dhe kërkimit për origjinën e virusit, por edhe viti i planetit Mars, me tre sonda të gatshme për të mbërritur në shkurt, përfshirë misionin e parë kinez në Planetin e Kuq.

Në janar 2021, një task forcë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pritet të mbërrijë në Kinë për të provuar të identifikojë origjinën e pandemisë. Grupi do të fillojë kërkimet në Wuhan, ku infeksionet e koronavirusit Sars-CoV-2 u identifikuan për herë të parë në 2019.

Pas nisjes së vaksinave të para antiCovid-19, në muajt e parë të vitit 2021 efektiviteti i vaksinave të tjera do të ketë përfunduar së shqyrtuari.

2021 mund të jetë gjithashtu një vit vendimtar për luftën kundër ndryshimit të klimës.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka deklaruar se ai do të lëvizë për të sjellë përsëri SHBA në Marrëveshjen e Klimës së Parisit, pas tërheqjes nga presidenti Donald Trump.

Gjithashtu në vitin e ri priten linjat e reja të Shoqërisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Qelizat Staminale (ISSCR).

2021 është gjithashtu viti i Marsit, me tre misione që pritet të mbërrijnë në shkurt në kërkim të gjurmëve të jetës së tanishme ose të kaluar.

Misioni i parë kinez në Planetin e Kuq, ”Tianwen-1”, i cili përfshin një sondë orbitë, një zbarkues dhe një rover; sonda ”Hope Mars” e Emirateve të Bashkuara Arabe e cila do të studiojë atmosferën e saj nga orbita e Marsit dhe misioni i NASA-s i destinuar për të dërguar roverin e pestë amerikan në Mars.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close