Banka e Shqipërisë rrit me më shumë se 56 milionë euro rezervën valutore në 2021

ATSH/ Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë me mbi 56 milionë euro rezervën valutore gjatë vitit 2021.

Gjatë këtij viti janë planifikuar të zhvillohen 14 ankande për shitjen e bonove të thesarit me shuma rreth 4 deri 6 milionë euro në secilin ankand. Në total, shuma e parashikuar për t’u blerë arrin midis 56 deri 84 milionë eurove.

Sipas kalendarit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ankandi i parë për blerjen e valutës në tregun e brendshëm valutor pritet të zhvillohet më datë 19 shkurt 2021.

Në fund të muajit nëntor, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.87 miliardë eurove.

Rezerva valutore përbëhet nga obligacione dhe në depozita dhe në rezerva ari.

Ajo përdoret nga shteti shqiptar për nevoja emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por, edhe si instrument rregullues në kursin e këmbimit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close