Bayer dhe CureVac bashkojnë forcat për një vaksinë të re antiCovid-19

ATSH-DPA/ – Gjiganti farmaceutik gjerman Bayer ka bashkuar forcat me firmën gjermane CureVac për të zhvilluar një vaksinë të re potenciale antiCovid-19, deklaruan kompanitë.

CureVac, me qendër në qytetin jugperëndimor të Tubingen, ka punuar për vaksinën e saj për një kohë të gjatë.

Njoftimi i së enjtes e bën atë zhvilluesin e fundit të vogël të vaksinave gjermane për partner me një peshë të rëndë në treg, pas BioNTech dhe firmës amerikane Pfizer, vaksina e të cilëve është administruar tashmë në shumë vende pas miratimeve rregullatore.

”Sipas marrëveshjes së partneritetit dhe shërbimeve, Bayer i Gjermanisë do të mbështesë CureVac në kryerjen e provave klinike dhe ndërtimin e një infrastrukture të zinxhirit të furnizimit”, thonë kompanitë.

CureVac filloi Fazën 3 të provave klinike të vaksinës eksperimentale CVnCoV në mes të dhjetorit, duke marrë një hap kritik drejt miratimit të rregullatorit.

Rezultatet e para të këtyre studimeve priten në tremujorin e parë të këtij viti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close