Johnson: Sulmet në Kongresin amerikan skena të turpshme

ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson iu bashkua sot liderëve të tjerë botërorë në dënimin e skenave të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

“Skena të turpshme në Kongresin amerikan. SHBA-ja mbështet demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, i quajti ngjarjet totalisht të tmerrshme.

Turmat e zemëruara të protestuesve pro-Trump u përplasën me policinë dhe sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, Kapitol Hill, ku deputetët do të certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close