Koronavirusi, një arsye më shumë për të lënë duhanin

ATSH/ Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se koronavirusi përbën një arsye më shumë për të lënë duhanin, për të gjithë ata qytetarë që e konsumojnë.

Ekspertët thonë se pirja e duhanit, rrezikon infektimin me COVID-19.

“Vendosja e një produkti të duhanit në buzët e tua do të thotë që gishtat të vijnë afër fytyrës dhe kjo mund të përhapë virusin në gojë, hundë ose sy. Përdorimi i duhanit është shpesh një aktivitet shoqëror kështu që nëse ndani duhanin me njerëzit e tjerë, rrezikoni të infektoheni reciprokisht”, rekomandojnë ata.

Po ashtu, sipas ekspertëve të OBSH-së, përdoruesit e shishës shpesh ndajnë të njëjtin tub dhe në këtë mënyrë mund të përhapet nga një person në tjetrin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close