Ky ishte plani i presidentit Biden për Kosovën

Joe Biden tashmë është edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Senati ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Një vendim i tillë i Senatit ka ardhur pas një dite të keqe për demokracinë amerikane, që erdhi si pasojë e përkrahësve të Trumpit të cilët dhunshëm u futën në Capitol Hill. Si pasojë e gjithë rrëmujës të vdekur kanë mbetur edhe 4 persona.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Joe Biden, pati prezantuar një plan 7 pikësh për Kosovën dhe shqiptarët, ku premtonte një qasje plotësisht ndryshe nga Donald Trump.

Biden në letrën e tij ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me BE’në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se do të respektohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe se fundi i negociatave do të jetë njohja reciproke.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në pikën e parë të letrës.

Gjithashtu Biden ka premtuar përkrahje për forcat e NATO-së në Kosovë dhe ka prekur edhe temat për të cilat përgjegjëse është BE-ja, siç janë liberalizimi i vizave për Kosovën dhe procesi i integrimit.

Tashmë presidenti amerikan gjithashtu kishte treguar vizionin e tij edhe për Shqipërinë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close