Pse nuk duhet të flini me kokën anash

ATSH/ – Gjumi është sigurisht një nga kozmetikat më të mira për lëkurën, ne e dimë, por gjumi në mënyrë të gabuar mund të rrisë formimin e rrudhave, siç kanë treguar një ekip i mjekëve britanikë, shkruan vanityfair.it.

A jeni gati, pra, të përditësoni rutinën tuaj të gjumit për ta gjetur veten me një fytyrë më të relaksuar dhe të re në mëngjes?

Ngrini dorën nëse e dini që shkaku kryesor i rrudhave, pas ekspozimit në rrezet e diellit dhe rrezeve UV është gjumi.

Po, të shtypësh fytyrën në jastëk për rreth 2 500 orë në vit shton rrudhat.

Siç është raportuar në Instagram nga ekipi mjekësor i MedicSpa, me qendër në Angli, një studim i vitit 2012 tregoi se ”mbi të gjitha fjetja në krah mund të shkaktojë një rritje të vijave të holla, rrudhave rreth gojës, rrafshimin e ballit, zbutjen e këndit nasolabial si dhe palosjet nasolabiale”.

Dhe, duke marrë parasysh që, sipas studimit, rreth 60% e njerëzve flenë anash, është urgjente të korrigjohemi nëse duam t’i kundërvihemi përparimit të shenjave të plakjes gjatë natës.

Para së gjithash është e nevojshme të ndërrojmë pozicionin tonë: nuk është e lehtë, por nëse duam të dukemi më të rinj, duhet të flemë në shpinë.

Arsyeja është e thjeshtë: fytyra nuk është në kontakt me jastëkun. Jo vetëm kaq: në këtë mënyrë lëkura nuk ndotet me baktere që grumbullohen në çarçafë.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të flenë kështu, zgjidhja mund të jetë të mbështetesh në një jastëk ”ad hoc” dhe të vendosësh një tjetër nën gjunjë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close