Zyrtarët amerikanë konsiderojnë shkarkimin e Trumpit

Pas trazirave të rënda në Kapitol, anëtarët e qeverisë Trump po mendojnë ta shkarkojnë presidentin në largim të SHBA me ndihmën e një klauzole kushtetuese. Demokratët thanë se Trumpi nuk ishte “mendërisht i shëndoshë”.

Pas sulmit ndaj parlamentit të SHBA, Kapitolit nga mbështetësit militantë të Presidentit në largim Donald Trump, po përmendet edhe një shkarkim i parakohshëm i Presidentit. Sipas informacioneve të medias, anëtarët e rangut të lartë të qeverisë së Trumpit kanë diskutuar për një shkarkim të mundshëm.

Kusht paraprak: “paaftësia” e Presidentit

Sipas informacionit të transmetuesve amerikanë CNN, CBS dhe ABC, këto mendime thuhet se bazohen në një nen shtesë të kushtetutës amerikane, i cili në parim e lejon kabinetin të shfuqizojë presidentin. Si parakusht, “amendamenti i 25-të” përmend që Presidenti nuk është “i aftë” të “ushtrojë detyrat dhe kompetencat e zyrës së tij”.

Kriteret për këtë “paaftësi” nuk janë të përcaktuara, në përgjithësi kihen parasysh cënime fizike ose mendore. CNN citon liderë anonimë republikanë që kanë thënë se Trumpi ishte “jashtë kontrollit”.

Zëvendëspresidenti Pence i dënoi trazirat

Që Trump të shkarkohet nga kabineti i tij, iniciativën duhet ta mbështesë zëvendësi i tij, Mike Pence. Sipas nenit shtesë të kushtetutës amerikane, votimin e kabinetit për ta shkarkuar presidentin duhet ta drejtojë zëvendëspresidenti.

Pence ka qenë gjatë mandatit katër vjeçar të Trumpit shok besnik i tij, por kohët e fundit është distancuar nga ai. Ai i dënoi trazirat përpara Kapitolit dhe e kundërshtoi kërkesën e Trumpit, që ai ta pengojë Kongresin, të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve. Në bazë të postit të tij, Pence është gjithashtu Kryetar i Senatit.

Demokratët: Trumpi “mendërisht jo i shëndoshë”

Në një letër drejtuar Pence, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kërkuan shkarkimin e parakohshëm të Trumpit nga qeveria e tij. Presidenti që kishte humbur zgjedhjet kishte nxitur një kryengritje dhe “u përpoq të minonte demokracinë tonë”, shkruanin anëtarët demokratë të komisionit juridik. Trumpit nuk është “mendërisht i shëndetshëm” dhe është i paaftë për të “përpunuar dhe pranuar” rezultatin e zgjedhjeve.

Procedurë e ndërlikuar

Procedura për shkarkimin e presidentit, e parashikuar në “amendamentin e 25-të” është e ndërlikuar – nëse do të fillojë vërtet, ajo mund të mos përfundojë përpara se të përfundojë mandati i Trumpit. Sepse vetëm një vendim i kabinetit nuk është i mjaftueshëm për largimin e përhershëm të presidentit. Vërtetë që presidenti shkarkohet menjëherë nga detyra, po të dorëzojnë një deklaratë përkatëse në Kongres zëvendëspresidenti dhe kabineti. Por Presidenti mund t’i vërtetojë aftësitë e tij me një kundërdeklaratë, e cila menjëherë do ta rikthente atë në detyrë.

Në hapin tjetër, zëvendëspresidenti dhe kabineti duhet të deklarojnë edhe një herë paaftësinë e presidentit, e cila do të çonte sërish në shkarkimin e tij të përkohshëm nga detyra. Kongresit do t’i duhej atëherë të votonte për një shkarkim të mundshëm përfundimtar brenda 21 ditësh. Për këtë do të nevojitej një shumicë prej dy të tretash.
aud (tgsch.)/dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close