Gazeta më e madhe izraelite “Haaretz”: Tirana, si një motër biologjike e Tel Avivit

ATSH/ Gazeta më e njohur dhe më e vjetër e shtypit në Izrael, “Haaretz”, i ka kushtuar një artikull të gjatë Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në shkrimin e tij, pasi ka vizituar kryeqytetin shqiptar, gazetari i mirënjohur Benny Ziffer e krahason Tiranën me Tel-Avivin, duke theksuar transformimin e madh dhe të shpejtë që ka pësuar qyteti vitet e fundit, nën drejtimin e Veliajt.

Gazeta e cilëson Veliajn si një kryebashkiak karizmatik, ndërsa Tiranën si motër biologjike të Tel-Avivit. Ajo veçon “ish-Bllokun” si një nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit, si dhe arkitekturën e Tiranës dhe sheshin “Skënderbej”.

Nga ana tjetër, shkrimi paraqet faktin e tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri, si dhe projektet e mëdha, si Teatri i ri Kombëtar, që pritet të realizohen në Tiranë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close