IKSHPK kërkon kujdes,uji i pijshëm në Kosovë është turbulluar

Uji i pijshëm në Kosovë është turbulluar, IKSHPK kërkon kujdes IKSHPK-ja përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se Qendra e Ujit në këtë institucion e ka sforcuar monitorimin e cilësisë së ujit për pije gjatë tërë kësaj periudhe.

Në këtë njoftim për media thuhet se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani vërehen vlera të shtuara të turbullirës e cila ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvoglimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar).

IKSHPK ka pasur një lutje për qytetarët.

“Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm dhe kursimin e Tij”, thuhet në komunikatë.

Ky institucion ka pasur disa rekomandime për KRU “Prishtina” që të menaxhohet situata.

“Vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr.16/2012 për Cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, prandaj kërkojmë nga KRU “Prishtina” urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat teknike për menaxhimin e situatës së krijuar”

Rekomandohet:

1. Sforcimi i të gjitha fazave të trajtimit të ujit për pije;

2. Të matet rregullisht Ph në pjesën hyrëse dhe dalëse të filtrave;

3. Të bëhet pastrimi i filtrave dhe të kontollohen vlerat e parametrave përcjellës;

4. Të regjistrohen të gjitha rezultatet dhe masat e ndërmarra;

5. KRU duhet menjëherë të fillojë planifikimin e zgjidhjeve dhe gjetjes së alternativave për

furnizim të rregullt të qytetarëve me ujë të pijshëm.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante në tërë vendin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close