Khan: Përhapja e virusit në Londër jashtë kontrollit

ATSH-DPA/ – Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan deklaroi sot gjendjen e fatkeqësisë, pasi përhapja e COVID-19 në kryeqytetin britanik tashmë është jashtë kontrollit.

“Ne po deklarojmë një fatkeqësi, sepse kërcënimi që ky virus paraqet në qytetin tonë ka arritur një pikë krize”, tha Khan.

“Nëse nuk ndërmarrim masa të menjëhershme, njësitë tona të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit mund të mbingarkohen dhe më shumë njerëz do të vdesin”, shtoi ai në një deklaratë.

BM ka regjistruar një numër shumë të lartë infektimesh në ditët e fundit, veçanërisht Londra.

Spitalet tashmë janë kryesisht të mbushura.

E ashtuquajtura incidencë shtatëditore e infektimeve të reja për 100 000 banorë në kryeqytetin britanik tani është në më shumë se 1 000./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close