Kryeakademiku serb, Kostiq :Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë që është e mundshme.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq është përplasur me peshkopin serb Grigorije për deklaratat e këtij të fundit se “Kosova është e jona”.

Kosova nuk është e jona, duhet të kuptohet sa më shpejt që të jetë e mundur, përsërit Presidenti i SANU Vladimir Kostic, me rastin e deklaratës së Peshkopit Grigorije se ai është gabim, dhe i thotë peshkopit të lërë parullat nën të cilën serbët ndihen heroikë.

Kostic reagoi ndaj deklaratës së peshkopit Grigorije, një ditë më parë, për Newsmax adria, se Kostiq nuk ka të drejtë dhe se “Kosova është e jona”.

“Unë e pranoj plotësisht se jam gabim, por pyeteni peshkopin nëse ai ka të drejtë. Unë kam kaluar kufirin, ata më treguan pikërisht pjesët e rrugës që nuk janë të përshtatshme për t’u kaluar. Do të ishte mirë që Vladimir Kostiq të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës, Marrëveshjen e Deytonit dhe Marrëveshjen e Brukselit atëherë do ta kishim fajtorin dhe nuk do të kishim nevojë të mendonim më për këtë”, ka thënë Kostiq, shkruan Nova.rs.

Ai tha se do ta pyeste peshkopin nëse disa nga klerikët e mëdhenjë serbë janë tradhëtarë.

“A është Carnojeviq tradhëtar? Nuk mendoj se është, çfarë kam thënë le të mbetet si e gabuar, por askush në këtë shtet përfshirë kishën nuk e ka titullin e së vërtetës kur vjen puna te Kosova. Askush nuk mund të më bind mua se jam tradhëtar sepse sa isha këtu, disa nga ata dhe fëmijët e tyre kishin ikur jashtë”, tha Kostiq.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close