Lëvizja Vetëvendosje: Vendimi i GjK, hakmarrje ndaj Kurtit

Vendimi i GjK është shumë i qartë në aspektin juridik, ku bëhet e ditur se nuk mund të aplikojë asnjë person që është i dënuar nga gjyktat me një vendim të plotfuqishëm në një periudhë prej tre vjetëve.

Kështu deklaroi Skender Musa,avokat në “Studio e hapur”, në RTK.

“Ligjet dhe vendimet e gjykatave janë obligative që duhen respektuar nga të gjithë, i pëlqeu dikujt apo jo”, shtoi avokati Musa.

Lidhur me komentimit të disa juristëve dhe analistëve, njohësave të fushës juridike, që bëjnë të mangët vendimin e GjK, avokati Musaa shprehet se nuk ka vakum juridik në vendimet e GjK.

“Për mendimin tim, GjK është profesionale, që ka vepruar me pjekuri profesionale, këtë e dëshmojnë vendimet e kaluara ndaj situatave të caktuara në vendin tonë”, theksoi ai.

Tutje ai shtoi se GjK nuk duhet të ndikohet as të merret me opinione të juristëve a analistëve të ndryshëm mbi vendimet e saj, zaten ajo merr vendimet në mënyrë të pavarur.

Avokati Musa shtoi se KQZ ka punë më të shtuar tani, sepse duhet të verifikojë figurat e atyre që kandidojnë për deputetë, nëse dikush prej tyre ka të kaluar me vepër penale.

Ndërkaq lidhur me interferimin e partive politike në këtë aspekt, avokati Musa shtoi se në tranzicion dhe mund të ndodhë të manipulojë votën popullore, por në demorkaci partitë politike në drejtësi nuk kanë çka të përzihen.

Më tej, avokati Musa foli edhe për procedura tjera ligjore lidhur me përcaktimin e ushtrimit të detyrës në organet vendimmarëse për ata persona që janë me vepra penale, sikurse tani që është përcaktar për deputetët, ku, sipsa tij, kjo nuk është e përcaktuar me ligj, që në rast se dikujt i ndalohet të jetë deputet, pse të mund të ushtrojë funksion tjetër publik, fjala vjen, në funksionet qeveritare, etj.

“Ligjet nuk shkojnë gjithnjë me logjikë, ndërkohë që Kuvendi është organi ma i lartë juridik dhe në bazë të kësaj, nuk i ndalohet askujt të ushtrojë veprimtarinë e vet publike, përveç nëse personi dënohet me ligje të veçanta për vepër penale”, shtoi ai.

Ai më tej bëri të qartë lidhur me kandidaturën për deputetë, ku përcaktohet në nenin 65 të Kushtetutës për zgjedhjet, ku specifikoi aspektin juridik në përcaktimin e personave për ushtrimin e veprimtarive publike, sipas tij ekzistojnë tri instanca juridike lidhur me këtë: GjK, Kodi Penal dhe Ligji për Zgjedhjet.

“Tani në këtë situatë ku jemi tani, partitë politike, por edhe inidividët që kandidojnë për deputetë duhet t’i respektojnë vendimet e GjK, se tani e tutje partitë politike, sidomos KQZ, duhet t’i dërgojnë emrat e kandidatëve në KGjK, për verifikim, ndryshe ai ftoi partitë politike të mos bëjnë fushatë me vendimet juridike, ndryshe nuk mund të flitet për çkapje të shtetit, por për precedan të rrezikshëm. ”, deklaroi ai./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close